Infektohet me Covid-19 prezantuesi i famshëm amerikan Larry King

Larry King, prezantuesi i famshëm dhe ish-intervistuesi i CNN është infektuar me Covid-19, sipas një burimi të afërt me familjen, shkruan CNN.

Prezantuesi King, 87 vjeçar, është shtruar në spital në Qendrën Mjekësore Cedars Sinai në Los Angeles për më shumë se një javë, tha burimi. Për shkak të protokolleve në spital, tre djemtë e King nuk kanë qenë në gjendje ta vizitojnë atë, sipas burimit.

King, i cili ka diabet tip 2, është përballur me një seri problemesh mjekësore gjatë viteve, duke përfshirë disa sulme në zemër dhe një operacion të bajpasit pesëfish në vitin 1987.

Në vitin 2017, King zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive dhe iu nënshtrua me sukses operacionit për ta trajtuar atë.

Ai gjithashtu iu nënshtrua një procedure në 2019 për të adresuar anginën.

Problemet e tij mjekësore e frymëzuan atë të themelonte “Fondacionin e Zemrës së Larry King”, që synonte të ndihmonte ata pa sigurim shëndetësor të përballonin kujdes mjekësor.

Related posts