Infermieri i zhgënjyer ndërpret grevën dhe jep dorëheqje nga puna. Thot se humbi 18 kg në grevë dhe shokët e tij nuk e përkrahen

Enlirat Duraku, Infermier i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po bëhen 1 muaj që është futur në grevë. Ai sot ka njoftuar se e ka ndërprerë grevën dhe ka dhënë përfundimisht dorëheqje nga vendi i tij i punës në këtë institucion.

Duraku përmes një postimi që ka bërë në rrjetin social facebook ka thënë se nga fillimi i grevës ka humbur 18 kilogramë, duke rënë në 66 kg nga 84 sa kishte para fillimit të grevës së urisë.

“DORËHEQJE NGA VENDI I PUNËS NË QKUK, Nga sonte e ndërprej grevën pasi që nuk ka qëllim më, ndërsa ju nuk më përkrahët asnjë. Për ata që kamë pasur respekt edhe i kam respektuar, çdo të mirë në jetë, ndërsa për të tjerët Lus Allahun e Madhërishëm që parat që i marrin në emër të edukimit të infermierit, Ai e di se çka vepron”, ka shkruar z. Duraku.

Ai thot se për 21 vite nuk kishte shokë, duke aluduar se ata e lanë të vetëm në kërkesat e tyre.

“Sa për shokë, 21 vitë nuk kisha pas as edhe një duket. Ne vuajm për bukën e gojës dikush del jashtë vendi për pushim, këtu lë këlyshërit, ndërsa kishe brengosem para mediave kinse infermieri është lodhur, e ata të shkretë prap në punë si natën 18€, si vikendeve 18€ si festave, njejtë”, ka shtuar Duraku në postimin e tij.

Gjithashtu, sipas Durakut infermieri meriton: pagesën e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, pagesën e orëve shtesë dhe punën gjatë vikendeve si dhe pagesën e rrezikshmërisë.

Duraku në fund të postimit tregon se ministri i shëndetësisë tanimë ka dërguar propozimin për pranimin e 240 infermierëve.

“Edhe një informatë, ministri sa për fushatë në mes të tjerëve ka dërguar propozimin për pranimin e 240 infermierëve”, ka përfunduar Duraku.

Related posts