Ipet propozimi për buxhetin e ardhshëm. Ligjërisht mund të votohen zgjatjet buxhetore për tre muaj e parë të vitit

Njohësi i çështjeve ekonomike dhe njëherit deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka propozuar që të votohen zgjatjet buxhetore deri në mars të vitit 2021.
Kryetari i Komisionit për buxhet dhe transfere, Hekuran Murati ka propozuar që Kuvendi të marr vendim për zgjatjen e ndarjes buxhetore deri në tre muaj.

“Të votohet vendimi ku thotë se Kuvendi mund të zgjatë ndarje buxhetore deri në tre muaj. Sipas ligjit, muaji janar është i mbuluar me automatizëm. Ne mund të vendosim që të kemi zgjatjen edhe për muajin shkurt edhe mars”, ka thënë Murati.

Kjo pasi siç ka thënë se Ligji mund të kalojë në lexim të parë, por që mund të vijë vendimi i Kushtetueses dhe që nuk mund të përfundohet në dy leximet.

Related posts