Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për korrupsion, dënohet me tre vjet burg

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është dënuar me 3 vite burg për korrupsion, por do kryej vetëm një vit burg dhe një dënim me kusht për dy vite.

Sarkozy, i cili ishte president nga 2007 në 2012, mohoi vendosmërisht të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua në fund të vitit të kaluar. Politikani 66-vjeçar dyshohet se është përpjekur të marrë në mënyrë të paligjshme informacion nga një magjistrat i lartë në 2014 në lidhje me një veprim ligjor në të cilin ai ishte përfshirë.

Para gjykatës, ai pretendoi se kurrë nuk kreu krimin më të vogël të korrupsionit. Në çdo rast, aktakuza kundër Sarkozy sipas kodit penal parashikon dënime me burg prej 10 vjetësh, si dhe një gjobë, e cila në këtë rast arrin 1 milion euro.

Sidoqoftë, prokurorët i propozuan një dënim katër-vjeçar me një dënim minimal prej dy vjetësh ish-presidentit, ndërsa i njëjti propozim iu bë të bashkë-akuzuarve të tij, avokatit Thierry Herzog dhe gjykatësit Gilbert Azimber.

Nga ana e tyre, prokurorët thanë se të dy, Sarkozy dhe Herzog u përpoqën të korruptonin gjyqtarin Aziber për informacione mbi një hetim se ish-presidenti francez kishte marrë fonde të paligjshme nga trashëgimia e L’Oreal, Lillian Betancourt, gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në 2007.

Ata madje i thane gjykatës se në një nga bisedat është e qartë se Sarkozy kishte premtuar të ndërhynte, në mënyrë që Azimber të merrte një punë specifike në Monako.

Avokatja e Sarkozy, Jacqueline Lafon, hodhi poshtë argumentet e prokurorit Gijon, duke folur për kategoritë e substancës së zbrazët dhe argumentoi se transkriptimet ishin biseda midis miqve.

Avokatët e Sarkozy e kanë përdorur këtë argument në mbrojtjen e tyre, por prokurorët kanë këmbëngulur që ligji francez nuk bën përjashtime nga përpjekjet e suksesshme ose të dështuara të ryshfetit./politiko.al

Related posts