Bashkia e Napolit ndryshoi emrin e stadiumit “San Paolo” në “Stadiumi Diego Armando Maradona” për të nderuar legjendën argjentinase.
Bashkia e Napolit në Itali ndryshoi emrin e stadiumit të klubit të futbollit Napoli të premten, i cili tani e tutje do të quhet “Stadiumi Diego Armando Maradona”, pas vdekjes së legjendës së futbollit argjentinas, transmeton
“Me një rezolutë të miratuar sot, stadiumi (San Paolo) u emërua sipas Diego Armando Maradonës”, tha Bashkia e Napolit në një deklaratë.
“… Rezoluta, e miratuar njëzëri, përcakton emërtimin e stadiumit San Paolo sipas Diego Armando Maradonës me emrin ‘Stadiumi Diego Armando Maradona, me miratim të Prefektit të Provincës së Napolit”, thuhet më tej.
Kryetari i Napolit, Luigi de Magistris, kishte propozuar rezolutën për të nderuar fituesin e Kupës së Botës FIFA 1986, Maradona.
Qyteti do ta kujtojë atë “me talentin e tij të madh dhe magjinë e tij” pasi ish-super ylli kaloi shtatë vjet në Napoli për të fituar dy tituj italianë të Serisë A dhe një Kupë të UEFA-së.
Ai shtoi se qyteti i Napolit “përjetësisht” dhe “pa kushte” e do Maradonën.
Në vitin 1984, Maradona u largua nga gjiganti spanjoll Barcelona për t’u bashkuar me Napolin, duke luajtur për klubin italian deri në vitin 1991.
Lojtari i kombëtares argjentinase ishte një lojtar i dashur i Napolit pasi fitoi tituj të nivelit të lartë italian në Serie A në vitin 1987 dhe 1990 si dhe Kupën e UEFA-s 1989 me këtë klub.
Maradona gjithashtu ndihmoi Napolin të fitonte Kupën e Italisë në vitin 1987 dhe shënoi 115 gola në 259 ndeshje për ekipin italian.
Bashkia e Napolit i ndau atij shtetësi nderi për të treguar mirënjohjen e tyre në vitin 2017.
Maradona, i cili vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit ndonjëherë, vdiq nga një problem i zemrës më 25 nëntor në moshën 60-vjeçare.
Pas vdekjes së tij, banorët e Napolit vërshuan rrugët e qytetit për t’i bërë homazhe ish-lojtarit të tyre.
Tifozët gjithashtu gravuan një shenjë “Diego Armando Maradona” në portën e stadiumit të Napolit.