Janë ndarë 20 milion euro për të akuzuarit në Speciale

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se kanë ndarë shtatë milionë për mbrojtje të të akuzuarve potencialë në Gjykatën Speciale dhe 13 milionë rezervë.

Selimi, i prononcuar në një emision televiziv, tha se ai ka nënshkruar tri udhëzime administrative për ndihmë për akuzuarit potencialë në Speciale.

“Nga këto 20 milionë do të ndahen fonde për mbrojtjen e tyre, do të ndahen fonde për përkrahjen e familjeve të tyre që parashihet me një udhëzim tjetër ku parashihen udhëtimet e tyre, vizitat etj. Dhe i fundit për ata që shpallen të pafajshëm kompensimi i shpalljes së tyre të pafajshëm”, tha Selimi.

Kujtojmë se Dhomat e Specializuara të Kosovës para gati një muaji kishin publikuar kërkesën për arrest dhe pretendimet për arrestimin e ish- Presidentit Hashim Thaçi, deputetin e LVV-së, Rexhep Selimin, ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe ish- zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin.

Në këtë kërkesë për arrest, saktësisht pikat 10 dhe 11 tregojnë se janë kryer pagesa si mbështetje financiare për personat e akuzuar potencial të Gjykatës Speciale e të cilat pagesa pretendohet se janë kryer pa kritere.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.