Javën e ardhëshme hapet konkursi ndërkombëtar për Sallën Koncertale në Prishtinë

Lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës është se javën e ardhëshme do hapet konkursi ndërkombëtar për projektimin arkitektonik të Sallës Koncertale dhe do zgjasë 75 ditë.

Në një konferencë për media, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shpalosur detaje të këtij projekti ku tha se synohet adaptimi i objektit ekzistues ish-Gërmia dhe shëndrrimi i saj në Sallë Koncertale. Ai tha se do të ruhen elementet e trashëgimisë të cilat i ka ky objekt.

Sipas projektit, kjo sallë do të ketë hapësirë të mjaftueshme kulturore me gjithsejtë 800 ulëse për sallën e madhe dhe 200 ulëse për sallën e vogël.

Kryetari Ahmeti gjithashtu bëri të ditur se juria profesionale e cila do te bëjë përzgjedhjen e projekteve do të ketë anëtarë ndërkombëtarë dhe çmimi i parë do të shpërblehet me 50.000 euro.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.