Jennifer Lopez heq grimin live dhe duket ndryshe

Jennifer Lopez është një nga këngëtaret më të bukura dhe shumë në formë në gjithë botën. Edhe pse ka arritur në të 50-tat, këngëtarja nuk e jep aspak moshën.

Në Instagram, në videon e saj të fundit, ajo nuk ka treguar asnjë kompleks lidhur me rutinën e mirëmbajtjes së lëkurës dhe se si duket ajo pa grim.

“E kemi fytyrën të pastër për 2021-shin”-shkroi këngëtarja krah videos duke treguar se linja e saj kozmetike J.Lo Beauty është publikuar tashmë.

Më parë Lopez ka treguar se kurrë nuk ka bërë botox. “Nuk jam ai lloj personi. Nuk jam kundër njerëzve që bëjnë botox, por nuk është për mua. Jam më natyrale dhe dua që produktet e mia të funksionojnë”-është shprehur J.Lo.

Related posts