Jennifer Lopez “thyen rrjetin”, me foto të “nxehta”

Jennifer Lopez njihet për format e saj bombastike. Artistja me famë botërore, edhe pse në moshën 51-vjeçare, duket çdo ditë e më tërheqëse. Ajo ka ngacmuar gjithë fansat në rrjetet sociale me imazhet e saj të shkëputura nga xhirimi i videoklipit të këngës së saj më të re “In the morning”.

Fotografitë provokuese janë publikuar në Instagram e saj, e zhveshur plotësisht, këngëtarja është mbuluar vetem më duar pjesët intime, duke treguar edhe unazën e saj masive të fejesës.

Jennifer njihet për rutinën e saj të palestrës dhe imazhet e fundit tregojnë trupin e saj me muskuj dhe me forma mahnitëse. Edhe pse fillimisht fotografitë duken si pjesë e ndonjë reklame për lëkurën apo bukurinë, në fakt janë skena që do të jenë në klipin e këngës më të re që po përgatit.

Jennifer, postimin e saj e ka publikuar me mbishkrimin’#InTheMorning #MorningFace #TurkeyEgg #NewMusic @mertalas dhe Marcus.’/tvklan.al

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.