JLo “shuplakë gojëve të liga” që raportuan për ndarjen nga Alex Rodriges: “Të gjitha lajmet janë të pasakta”

Duke u thirrur në burime të pa njohura, dje shumë media kanë raportuar për një ndarje të hamendësuar në mes aktores, këngëtares -DIVË amerikane Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues.

Por pavarësisht lajmeve që qarkulluan të premten ku flitej për një ndarje të mundshme në mes 51 vjeçares JLo dhe ish-lojtari i bejsbollit e vërteta qëndron ndryshe. Çifti në fjalë dha një deklaratë për Fox News të shtunën ku i hodhën posht të gjitha lajmet rreth tyre duke deklaruar se janë të pasakta.

Ata dolën me një deklaratë kështu: Të gjitha lajmet janë të pasakta. Ne po punojmë për disa gjëra”, për t’iu mbyllur kështu në mënyrë spektakolare “gojët e liga”.

I gjithë raportimi i bërë dje ishte bazuar vetëm pse Lopez ishte e zënë në Republikën Domenikane duke xhiruar një film, gjersa Rodriguez në Miami duke u përgatitur për sezonin e bejsbollit.

Kur çifti u pyetën se cfarë nxiti raportimet për ndarje, ata u përgjigjen se po kalonin një të premte të keqe.

JLo këtë vit po planifikonte të martohej me Alex Rodriguez, por që dasma e tyre nuk u realizua akoma për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kujtojmë se bukuroshja 51 vjeçare, e njohur për naturalitetin e saj ishte akuzuar e shpifur nga media të ndryshme edhe për përdorim botoksi, përderisa këngëtarja kishte deklaruar se nuk kishte përdorur kurrë botoks.

Nganjëherë disa fansa edhe mund ta kenë të vështirë të besojnë se një lëkurë e tillë siç ajo e JLo është rezultat i një diete të shëndetshme dhe një aktiviteti të rregullt fizik, i ndjekur nga kremra të mira, maska dhe kujdes i lëkurës.

Related posts