Jo vetëm analistët, gazetarët por edhe ish-prokurori special Sylë Hoxha i bashkohet partisë politike LDK

E pazakontë të kemi dëgjuar të ndodhë në vendet e ndryshme qoft në rajon apo botë ku e gjithë klasa intelektuale e institucioneve të një shteti ti bashkohen partive politike, dhe ajo po ndodhë pikërisht në prag të zgjedhjeve. Ka ndodhë edhe në të kaluarën, po ndodhë edhe tash që shumë gazetarë, analistë , tani edhe ish-prokurorë t’i bashkohen partive politike.

Këto lëvizje të këtyre personave që deri dje ishin në krye të institucioneve me rëndësi në vend po e vën në dyshim të gjithë punën dhe fushëveprimtarin e tyre të deridjeshme.

Ish kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, nuk e ka mohuar se do jetë në listën e LDK-së, nëse i bëhet një ftesë nga kjo parti. Hoxha e ka konfirmuar për KALLXO.com se do jetë pjesë aktive e LDK-së.

“Sa i përket listës nuk varet prej meje a kam me qenë a jo në listë a jo mirëpo nëse vjen ndonjë ftesë do e shoh sepse nga momenti që jam pensionuar unë kam shpreh gatishmërinë time të jem pjesë e LDK-së dhe e kam njoftuar kryetarin e degës në Prizren Anton Çunin, kur keni tubime dhe aktivitete unë tash nuk kam pengesa ligjore të jem pjesë”, tha Hoxha, i cili ka shtuar se lidhja e tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës është e vjetër.

“Edhe ma herët kam qenë veprimtar dhe unë e kam pushuar aktivitetin sa kam qenë prokuror, sepse nuk kemi pas të drejtë, tash kam dalë në pension dhe tash ju bashkëngjitëm aktiviteteve tubimeve sepse nuk kam pengesë ligjore dhe kjo ka qenë arsyeja dhe unë jam parë në tubim të LDK-së”, theksoi Hoxha.

Mbrëmë kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka publikuar disa fotografi në të cilat shihej edhe ish kryeprokurori Hoxha ulur në rendin e parë gjatë një tubimi të kësaj partie.

Related posts