Joe Biden – një president me tragjedi dhe dhembshuri të jetës personale

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, i cili luftoi me Donald Trump në zgjedhjet e 3 Nëntorit 2020, ka përjetuar ngjarjet më të dhimbshme që mund të përjetojë një njeri, në jetën e tij personale.

Joe Biden është presidenti i SHBA-së, sepse amerikanët kanë besim, që ai i merr me seriozitet shqetësimet e tyre. Shpresa e tyre është, që ai ta drejtojë SHBA-në për të dalë nga kriza ekonomike dhe kulturore.

Nëse nuk e dinit, ish-nënkryetari 77 vjeçarë është baba i 4 fëmijëve, dy prej të cilëve fatkeqësisht kanë vdekur.

Joe ka tre fëmijë me gruan e tij të parë Neilia: Beau, Hunter dhe Naomi. Por teksa Biden ishte senator në vitin 1972, gruaja e tij Neil dhe vajza e vogël 1 vjeçare Naomi vdiqen në fatkeqësi automobilistike ndërsa dy djemt e tij shpëtuan nga aksidenti.

Pas martesës së Joe dhe Jill, ajo i rriti djemtë e tij si të saj, dhe më vonë në vitin 1981, ata mirëpritën vajzën Ashley. Jill, kaloi tetë vjet duke shërbyer si Zonja e Dytë gjatë administratës së Obamës.

Në jetën e Biden gjithçka ishte për mrekulli, derisa një vit pas lindjes së vajzës ndodhi edhe tragjedia e parë në familjen Biden.

Tragjedia ndodhi derisa bashkëshortja e Biden, Neilia nxori vajzën e tyre për pazar për Krishtlindje, të dyja vdiqën tragjikisht në një aksident me makinë gjatë rrugës, duke e lënë kështu Joe të rriste i vetëm dy djemtë e tij, atëkohë tre dhe katër vjeç, Beau dhe Hunter.

Disa vjet më vonë, Joe u takua me gruan e tij Jill Biden. Ata u martuan në vitin 1977 në Kishën e Kombeve të Bashkuara në New York City dhe mirëpriten vajzën Ashley në vitin 1981.

Beau Biden

Beau ishte djali i parë i Joe dhe Neilia, i lindur në vitin 1969. I diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë, ai ishte një nëpunës juridik për një gjykatës të New Hampshire para se të bashkohej me departamentin e drejtësisë të SHBA nga 1995 deri në 2002, duke përfshirë pesë vjet pune si një prokuror federal.

Në vitin 2001, Beau Biden doli vullnetar për një trajnim për gjyqtarë dhe prokurorë në Kosovën e pasluftës.

Ai gjithashtu shërbeu për një dislokim njëvjeçar në Irak dhe madje fitoi medalje bronzi. Beau u martua me Hallie Olivere në vitin 2002, martesë e cila iu solli dy fëmijë, vajzën Natalie në 2004, dhe djalin Robert në 2006.

Beau fitoi famë kombëtare pasi prezantoi babanë e tij në Kongresin Kombëtar Demokratik në Denver natën e vitit 2008, kur Joe Biden pranoi emërimin për nënkryetar. Por, pjesa e trishtë vjen në vitin 2010, kur ai pësoi një goditje në tru dhe tre vjet më vonë iu nënshtrua një operacioni në një qendër kanceri në Teksas, për të hequr atë që iu tha se ishte vetëm “një plagë e vogël.”

Politikani i ri iu nënshtrua një operacioni për kancerin e trurit pasi u diagnostikua në gusht të viti 2013. Pas operacionit për të cilin u tha se kaloi me sukses, në vitin 2015, Beau pësoi një goditje tjetër nga sëmundja dhe vdiq, vetëm 10 ditë pas pranimit në spital.

Duke folur për vdekjen tragjike të djalit të saj dhe gjendjen e Joe pas ngjarjes, Jill në fillim të këtij viti është shprehur me fjalët se:

Katër ditë pas varrimit të Beau, unë pashë Joe duke u rruajtur dhe veshur kostumin e tij. Unë e pashë atë të shihej në pasqyrë, të merrte frymë thellë, të kthente shpatullat dhe të dilte në një botë të zbrazët pa djalin tonë. Ai u kthye në punë. Joe është i tillë

Hunter Biden

Hunter aktualisht punon si avokat dhe është themeluesi i firmës sipërmarrëse të kapitalit Eudora Global.

Hunter, 50 vjeçar, u martua me gruan e parë Kathleen në vitin 1993, dhe çifti pati 3 fëmijë. Vajzat, Naomi, Finnegan dhe Maisy, derisa u divorcuan në vitin 2017. Njëra nga vajzat e tyre mban emrin Naomi, emrin e vajzës  se Joe e cila ka vdekur në vitin 1972.

Mbesa e Joe, Naomi u diplomua nga Shkolla e Drejtësisë në Columbia, në fillim të këtij viti. Më parë ajo ka studiuar në Universitetin e Pensilvanisë nga u diplomua në vitin 2016, së bashku me vajzën e Donald Trump, Tiffany.

Ndërsa, babai i Naomi dhe djali i dytë i Joe, Hunter, është përfolur shumë për luftën e tij me abuzimin e substancave narkotike, si dhe “një jetë të trazuar personale”.

Në lidhje me bisedat që u detyrua të bënte me babain e tij Joe Biden, Hunter  tha për New Yorker se: “Unë jam duke i kërkuar falje atij dhe ai më përgjigjet se, është ai që i vjen keq. Ne të dy kemi një debat të vazhdueshëm për atë se kush duhet të pendohet më shumë.”

Hunter ka folur edhe në lidhje me jetën e tij dhe varësinë nga substancat, duke thënë se “Shikoni, të gjithë përballen me dhimbje. Të gjithë kanë trauma. Ka varësi në çdo familje. Unë isha në atë errësirë. Isha në atë tunel, është një tunel i pafund. Nuk e heq dot qafe”.

Jeta e tij personale u diskutua shumë në të gjitha lajmet, sidomos pasi Hunter kishte krijuar një marrëdhënie me Hallie-n, e cila ishte e veja e vëllait të tij të ndjerë Beau.

Ashley Biden

Është fëmija i vetëm biologjik i Joe dhe Jill, e lindur në vitin në 1981. Vajza më e vogël e çiftit u diplomua nga Universiteti Tulane në Luiziana, përpara se të bëhej drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Jofitimprurëse Delaware për Drejtësi të orientuar drejt reformës në drejtësinë penale.

Ashley, tanimë 39-vjeçare, gjithashtu ka hyrë në punët sociale duke punuar në Delaware për 15 vjet. Kur ishte më e re, Ashley raportohet të ketë pasur një  ndikim të madh në ambiciet politike të babait të saj.

Edhe pse më parë e interesuar më shumë në çështjet sociale, tani Ashley ka lulëzuar në industrinë e modës pasi themelimit të markës së saj të veshjeve Livelihood në vitin 2017. Ashley është e martuar me kirurgun plastik Howard Kerin në vitin 2012.

Sen. Joe Biden (D-Del.) holds his daughter Ashley while taking a mock oath of office from Vice President George Bush during a ceremony on Capitol Hill, Jan. 3, 1985. Biden’s sons Beau and Hunter hold the bible during the ceremony. (AP Photo/Lana Harris)

Related posts