Ju kujtohet ‘Gjino’ i ’14 vjeç dhëndër’? Ja si duket ai tani (Foto)

Komedia “14 vjeç dhëndër” është padyshim një ndër filmat shqiptar që na ka gozhduar para ekranit që të gjithëve, pa dallim moshe, batutat e të cilit i mbajmë mend dhe sot. Autori i kësaj komedie, Çajupi, trajton temën e katundit shqiptar, duke ballafaquar ankthin e ekzistencës të ndeshur ashpër me afshin e jetës. Në këtë ndeshje të papërballueshme portretizohet drama e krijimit të familjes si dramë e ekzistencës.

Komedia, e cila u kthye në film, pati gjithë suksesin e merituar. Mund të themi se aktori që spikali në film, është Admir Sorra, ai që luajti rolin e Gjinos. Ai sot është një burrë i pashëm, por buzëqeshjen naive të Gjinos e ka ruajtur ende.

Kujtojmë se Admir Sorra lindi në Vlorë më 15 janar të vitit 1975. Në vitin 1988 në një konkurs që është bërë në Tiranë, ku filmi “Përrallë nga e kaluara” mori çmimin “Naim Frashëri”, ku regjisori e drejtoi të tërhiqte çmimin e filmit, dhe ky ishte padyshim një nder për të. Në Festivalin VIII të Filmit ka marrë medaljonin si “Aktori i vogël më i mirë i filmave shqiptarë”. Përkundër arritjes së vlerave të larta artistike ai u largua nga Akademia e Arteve në vitin 1993. Aktualisht Admir Sorra është kthyer nga Modena dhe po jeton në Vlorë./gazetamapo.al

Related posts