Ka filluar mbledhja e KQZ-së. Daka po i lexon shkresat e KGjK-së për verifikimin e kandidatëve

Pas pauzës dy orëshe , para pak minutave ka filluar vazhdimi i mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me të vetmen pikë, certifikimin ose jo të gjithë kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Meqë u ngritën dilema për shkresën e KGJK-së, që të bëhet verifikimi i kandidatëve që kanë aktvendime të plotfuqishme kam kërkuar që të na tregohen nëse kanë qenë shënimet e sakta dhe nëse ka gabime”, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në mbledhje.

Ajo madje ka lexuar edhe shkresën të cilën e ka dërguar në Këshillin Gjyqësor dhe përgjigjen që ka marrë nga ta për verifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Bazuar në kërkesën e QKZ të datës 18 janar 2021 dhe kërkesës për verifikim të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit, verifikimi i kandidatëve është bërë në bazë të të dhënave që i disponon data baza e KGJK. Në këtë data bazë regjistrohen të gjitha aktgjykimet e plotfuqishme penale nga gjykatat e vendit. Kemi kërkuar nga të gjitha gjykatat e vendit kemi kërkuar konfirmim me shkrim se të dhënat e sistemuara në sistem janë të sakta”, ishte përgjigja e KGJK-së drejtuar KQZ-së.

Related posts