Kamenica shpërblehet me grant prej 111,147 euro për mjedisë të pastër

Edhe Komuna e Kamenicës, si komunat tjera në Kosovë është shpërblyer në kuadër të Grantit të Performancës -Mjedisi i Pastër me shumën prej 111,147 euro.

Kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati në llogarinë e tij facebook ka bërë të ditur se puna e mirë e qeverisjes së tij është shpërblyer me grant 111,147 euro për mjedis të pastër. Ai tha se ndihet i lumtur se përpos grantit që ka fituar për performancë të mirë komunale, tani Komuna e Kamenicës është fituese e grantit për mjedis të pastër.

Lexoni të plotë postimin e z. Kastrati:

“Puna e mirë e kësaj qeverisje, po shpërblehet me grant prej 111,147.00 euro, edhe në fushën e Mjedisit💰🌳. Shumë i lumtur që pos grantit të fituar për performancë të mirë komunale, Kamenica është fituese e një granti tjetër nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, atë për mjedis të pastër.

Nga performanca e mirë dhe efektive e qeverisjes, kemi arritur që buxhetit të komunës për vitin 2021 t’i shtojmë edhe rreth 397 mijë euro. Ky është granti i dytë që Kamenica fiton në sferën mjedisore.

Vazhdojmë me punë💪

Related posts