Kandidatët për deputetë nga radhët e AAK-së, listës i prinë Ramush Haradinaj, pasohet nga Shemsedin Dreshaj, Time Kadrijaj, Bekë Berisha e Besnik Tahiri

Është siguruar lista e emërave për kandidatë për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në Kosovë.

Kësaj liste i prin kreu i AAK-së, i nominuar tashmë edhe për president të vendit, Ramush Haradinaj, Shemsesin Dreshaj, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Besnik Tahiri, Albena Reshitaj, Pal Lekaj, Rasim Selmanaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala, Gazmend Syla dhe Meliza Haradinaj-Stublla, janë 12 kandidatët e parë në listën zgjedhore të AAK-së.

Në garë për t’u bërë deputetë janë edhe Haxhi Shala, Gani Dreshaj. Por, kjo listë ende nuk është zyrtare, për çka mund të ketë ndryshime në ranglistë.

Ndërkaq, nesër është afati i fundit për t’u dorëzuar lista e kandidatëve nga partitë politike në KQZ./GazetaBlic

Related posts