Kandidatja për deputete nga VV, Vasfije Krasniqi-Goodman e tregon arsyen e kandidimit

Në rast se do arrijë të futet në parlament do të jetë pasqyra më e detajuar e qëndresës së luftës dhe dhimbjes sonë në përpjekjet tona për çlirimin e vendit.

Për syt tonë dhe të botës, parlamenti ynë do mund të shihej krejt ndryshe nga çdo legjislaturë tjetër dhe ajo është e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e fundit që ndodhi në Kosovë Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë e cila mori guximin të flas publikisht për tmerrin që përjetoi gjatë luftës. Ajo do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo u deklarua sot për herë të parë pas kandidimit për deputete, ku përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook ka shkruar se arsyeja e kandidimit të saj për deputete është përfaqësimi edhe më aktivisht i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në “tempullin e demokracisë” siç e quan ajo parlamentin e Kosovës.

Postimi i znj. Krasniqi-Goodman më posht:

Qytetarë të dashur të vendit tim!

Asnjherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetës një detyrë e që nuk është e leht aspak për mua.

Siç edhe e keni kuptuar unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë që edhe më aktivisht t’përfaqësoi të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë do të jetë sfidë dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocinal, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoi me dëshirën ma t’madhe, dhe ju e dini përse! Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke hyrë në listën e kandidatëve për deputet në subjektit Vetëvendosje.

Falenderoi secilin nga ju që në një mënyrë apo tjetër më keni mbështetur dhe më mbështesni.

E juaja Buqja,

Related posts