Kaq e pat / Zyrtarisht e konfirmojnë ndarjen Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

E përfundojnë miqësisht marrëdhënien e tyre 2 vjeçare, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. Kështu kanë bërë të ditur vet ish- çifti ku zyrtarisht kanë konfirmuar se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Në një deklaratë që kanë dhënë të përbashkët Lopez e Rodriguez janë shprehur se kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin pas ndarjes.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta”- thanë Lopez dhe Rodriguez në një deklaratë të përbashkët në emisionin “TODAY” të NBC.

Më pas shtuan: “Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të tanë. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë uruar fjalë të mira dhe na kanë mbështetur.”

Këngëtarja dhe aktorja është nënë e binjakëve Max dhe Emme, 13 vjeç, me ish-bashkëshortin Marc Anthony. Ndërsa Rodriguez është babai i dy vajzave, Ella, 12 vjeç dhe Natasha, 16 vjeç.

Related posts