Ke mbet në udhëkryq? Ja si t’i vendosni vetes qëllime të arritshme në 2021

Të gjendesh përballë një udhëkryqi jetësor dhe të dish të zgjedhësh rrugën e duhur nuk është kurrë një gjë e thjeshtë, veçanërisht kur na detyron të përballemi me diqka që e kishim injoruar kohë më parë. Emocionet dhe dëshirat ishin aty, në pjesën më të fshehtë prej nesh.

Shpeshherë ndodhë të përballemi me zgjedhje të rëndësishme në jetë që mund të ndryshojnë të ardhmen ose tërë jetën tonë dhe gjithçka që duhet të bëjmë është të gjejmë kohë për të dëgjuar veten tonë. Rregullat nuk kanë rëndësi, as ajo që njerëzit presin nga ne, gjëja më e rëndësishme është të përqendrohemi në atë që duam.

Ta zëm që viti 2020 ishte ters? Dhe pozicionimi i vendimeve tuaja për një vit tjetër me ndryshime kërkon vendosmëri dhe përgjegjësi.

Ja disa këshilla se si t’ia dilni këti udhëkryqi të famshëm:

-Inkurajohuni që të mbyllni kapitullin e vitit 2020 dhe të përdorni mësimet që keni marrë për të vaktuar qëllime të nxitura nga ajo që realisht ju motivon. Ky vit për shumë prej nesh na ka ndihmuar në sigurimin e një qartësie të re për gjërat që ne i konsiderojmë më të rëndësishmet. Përdoreni atë për të gërryer vërtet atë që dëshironi të arrini vitin e ardhshëm.

T’i shkruani qëllimet specifike: Sa më i përqendruar të jetë qëllimi juaj, aq më shumë do të ndiheni të motivuar për ta realizuar atë. Nëse një qëllim është shumë i paqartë, mund të jetë e vështirë të dish kur mund të fillosh.

Ato qëllime të jen të matshme: Përderisa e shkruani qëllimin tuaj duhet të siguroheni se ka një mënyrë se si mund ta masni. Duhet të jeni në gjendje të ndani qëllimin në pjesë specifike përgjatë rrugës për të ndjekur progresin tuaj.

Bëni qëllimet tuaja të realizueshme. Siguroheni që qëllimet tuaja të përcaktojnë shumë qartë se çfarë do bëni konkretisht. Ky lloj qëllimi do t’ju nxisë të veproni. Kjo do t’ju ndihmojë gjatë gjithë vitit të qëndroni të motivuar.

Qëllimet e rrezikshme janë më të mira sesa ato të sigurta. Ju sfidojmë që ndërsa shkruani qëllimet tuaja për këtë vit tjetër, t’i bëni të tilla që edhe t’ju sfidojnë. Nëse vendosni qëllime që e dini se mund t’i arrini nuk po e detyroni veten të sfidoheni.

Qëllimet e mira duhet të jenë të kufizuara në kohë. Qëllimet më të suksesshme janë ato me një ndjenjë urgjence. Por si mund të siguroheni që qëllimet tuaja do të shkaktojnë atë reagim tek ju gjatë gjithë vitit? Duhet patjetër të përfshini një afat kohor për qëllimet tuaja, në mënyrë që t’ju motivojë t’i realizoni.

Krijoni qëllime emocionuese. Një qëllim emocionues është ai që lidhet me motivimin tuaj të brendshëm dhe ju frymëzon. Ky është një hap kritik. Nëse qëllimi juaj nuk është bindës për ju personalisht atëherë do të jetë shumë e vështirë t’i përmbaheni kur paraqiten pengesa. Dhe pengesa do ketë.

Related posts