Këngëtarja Leonora Jakupi shumë fetare / Tregon çka nuk do të bënte asnjëher

Leonora Jakupi e njohur me emrin si ‘diva e estradës’ për elegancën e saj dhe stilin e veçantë ka deklaruar për diçka që nuk do ta bënte kurrë. Artistja së fundi në një intervistë ka thënë se çfarë nuk do të bënte kurrë, është tatuazhi.

Këngëtarja nga Skenderaj ka thënë se “nuk i ka në qef dhe nuk i pëlqen të bëjë një të tillë”, duke cekur dhe një arsye shumë të fort.

“Pse nuk i dua tatuazhet është se jam besimtare e madhe dhe feja jonë i ndalon, kështu që ka shumë motive që asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të bëj diçka të tillë dhe jam kundër, pasi më pëlqen natyralja dhe ashtu si më ka falë Zoti”, ka thënë ajo.

Ndërsa, së fundi ajo ka paralajmëruar se do të lansoj shpejti edhe projektin e saj të ri muzikor, i cili është në fund të realizimit dhe padyshim që do të jetë hit.

Këngëtarja në fjalë përveç që zotron talentin për muzik, ka edhe një talent tjetër, atë të bërit biznes ndërtimor, pra merret edhe me ndërtime banesore.

Related posts