Këta janë emrat e zyrtarëve të akuzuar në lidhje me deportimin e gylenistëve: Driton Gashi, Valon Krasniqi dhe Rrahman Sylejmani

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave në lidhje me rastin e deportimit të  gjashtë gylenistëve më 29 mars 2018.

Aktakuza është ngritur ndaj ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi, Valon Krasniqit, drejtorit në Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare.

Valon Krasniqi i kontaktuar nga KALLXO.com ka thënë se ka dëgjuar për aktakuzën por nuk e ka pranuar zyrtarisht ende.

Prokuroria pretendon se se të pandehurit Driton Gashi dhe Valon Krasniqi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa i pandehuri Rrahman Sylejmani ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

KALLXO.com kishte publikuar një seri hulumtimesh lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Related posts