Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet më të rëndësishme të ditës:

09:30
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do ta vizitojë Zonën Ekonomike në Budrigë të Vitisë. (Fshati Budrigë, Viti)

10:00
Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton u.d. i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, lidhur me zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës si dhe të gjeturat e raportit për vendin për vitin 2020 të Komisionit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit diskuton me institucionet përgjegjëse të sektorit të Drejtësisë lidhur me adresimin e rekomandimeve të dala nga raporti i vendit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

10:30
Bëhet nënshkrimi i kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21. Merr pjesë kryeministri Avdullah Hoti. (Objekti i MBPZhR-së)

11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Postën e Kosovës sh.a. Të ftuar, kryesuesi i Bordit dhe kryeshefi Ekzekutiv. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

11:00
Kryetari i PDK-së, dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prizren)

13:00
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

13:00
Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton planet e Performancës për vitin 2021, të agjencive të pavarura që i raportojnë Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

13:00
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton planin e performancës për vitin 2021 nga Agjencia per Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës dhe planin e performancës për vitin 2021 nga Autoritei i Aviacionit Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

13:00
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston kryetarin e Sindikatës së pavarur të Fabrikës së Amortizatorëve në Prishtinë, Ramush Berisha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

15:00
Përmbyllet festivali “Architech”, ku do të promovohet botimi i katalogut, i cili përmban të gjitha projektet e dala nga punëtoritë e festivalit. (Kino “Armata”)

15:00
Mbahet diskutimi me temën “Transformimi digjital i NVM-ve”, më kuadër të “e-Days”, organizuar nga Projekti ACCESS.

15:00
Paraqitja e parë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Nasim Haradinajt, si i akuzuar para Gjykatës Speciale. (Transmetim live: http://www.scp-ks.org/sq/transmetim)

Related posts