Kllokoqi: “Marre duhet me ju ardh” : Mbi 5 mijë dënime për gastronomët, asnjë për politikanët.

Zyrtarisht ende nuk ka filluar fushata zgjedhore, por partitë politike në vend kanë filluar tubimet e tyre, dhe kjo gjë ka bërë që të reagojnë gastronomet.

Pothujse të gjitha tubimet që po mbajnë partitë politike po vërehet se nuk respektohen masat anti-covid të miratuara nga vet qeveria.

Në çdo tubim që po mbajnë partitë politike vërehet se mungojnë maskat, distanca dhe shtrëngim të duarve, gjë që është e ndaluar në bazë të rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili këtë veprim e ka cilësuar si standarde të dyfishta.

Postimi i z.Kllokoqi:

Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 denime per gastronomt e asni denim per politikanet!!! Dasmat e diskotekat i keni mbyll, e edhe kafiterit po denohen se po lejojne 5 persona ne nje tavoline.Kjo ska fjal tjeter qe e pershkrun pervec se Çka bon i Forti i ligi quditet , kjo ka te bej me Organet e rendit, kjo ka te beje me inspektorat e Avukit, kjo ka te beje qe NE prej tash e tutje bejme thirje qe ASNJE denim mos te paguhet!!!PLOT denime na kane ardhe ne shoqat per tavolina qe i kane mbi 5 persona bashke, e ne anen tjeter vetem ne foto qka po shohim jane qindra persona krah per krah njeri tjetrit ne fushata zgjedhore, jo 5 por 500.MARRE DUHET ME JU ARDHE!MARRE NGA KREJT GASTRONOMT QE MENZI KAN MBIJETU E PO MBIJETOJNE!MARRE QE DISKOTEKAT E SALLAT E DASMAV I KENI MBYLL KOMPLET!MARRE QE MBI 10.000 puntor shkaku juaj jane largu nga puna!Gastronome, te marten ejani ne mbledhje urgjente! Jemi nje! Jemi bashke! Do vendosim per hapat e metutjeshem.Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

Related posts