Komiteti vendos të mblidhet / Duan të vlerësojnë situatën epidemiologjike

Qeveria në ikje, pjesë e të cilës është Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës epidemiologjike të COVID-19 ka vendosur të mblidhet të premten për të diskutuar gjendjen e tanishme me infektime.

Kujtpjmë se të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi për 632 infeksione të reja dhe tetë vdekje të reja.

Tashmë rastet aktive kanë kaluar 10.380.

Por, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk do të ketë kufizime të reja.

Nëpër rrjete sociale kanë qarkulluar akuza të qytetarëve në drejtim të subjekteve politike për moszbatim të masave anti-COVID gjatë fushatës zgjedhore.

Related posts