Komuna e Prishtinës premton se shumë shpejt do të lanson fushatën ndaj kërkim-lëmoshës

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Qendrën për Punë Sociale të Fushë Kosovës dhe me Terre Des Hommes shumë shpejt do ndërrmarrin verpime konkrete në përputhje me fushëveprimtarinë e secilit institucion bartës lidhur me dukurinë e përditshme të kërkim-lëmoshës, pra fëmijëve në rrugë që shohim përditë duke kërkuar lëmoshë.

Në një postim në facebook, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se në një takim të përbashkët, të akterëve të përmendur më lartë janë dakorduar se shumë shpejt do të lansojnë fushatat ndërgjegjësuese dhe programe të qëndrueshme afatgjate.

Lexoni të plotë postimin e kryetarit Ahmeti:

Me iniciativë të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale në Komunë të Prishtinës, që për qëllim ka bashkërendimin e veprimeve, u zhvillua takimi për trajtimin e dukurisë së kërkim-lëmoshës (fëmijëve në situatë rruge) dhe format e rënda të punës tek fëmijët.Së bashku me Policinë e Kosovës, Qendrën për Punë Sociale të Fushë Kosovës dhe me Terre Des Hommes u diskutuan format dhe u dakorduam që të ndërmarrim veprime konkrete në përputhje me mandatet gjegjëse të mekanizmave relevantë në dy shtylla të kërkim-lëmoshës; parandaluese dhe trajtim individual të rasteve ekzistuese.

Shumë shpejt do t’i lansojmë fushatat ndërgjegjësuese dhe programe të qëndrueshme afatgjate.

Related posts