Komuna e Prishtinës rrënon mbindërtimin ilegal në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Përmes një njoftimi të bërë nga Komuna e Prishtinës, është njoftuar se Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka rrënuar sot një mbindërtim ilegal në lagjen “Bregu i Diellit”.

Lidhur me këtë rast qysh prej fillimit të punimeve, Komuna e Prishtinës ka thënë se inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfillur nga pala.

“Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç’rast pala ka pasur afat disa ditë për ta rrënuar vetë mbindërtimin. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe afati ka kaluar, vendimi u zbatua nga inspektorët përkatës përmes kompanisë së kontraktuar për rrënime”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. 

Related posts