Konfirmohet: Vjosa Osmani kandidate për presidente e Albini Kurti për kryeministër

Vjosa Osmani politikanja e cila mori më së shumti vota në LDK, e votuar plotë 185 mijë herë, do të hyje në listën e Lëvizjes Vetëvendosje! në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani do të synojë postin e presidentes.

“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet jemi të gëzuar që të ju njoftojmë që do të garojmë bashkë në një listë. Osmani dhe mua do të na gjeni në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e synimeve për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion. Për një shoqëri me shëndet e arsim. Në fushatën zgjedhore do të jemi bashkë. Të shtunën e 6 janarit e dorëzojmë listën e kandidatëve”, ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët me Osmanin.

Related posts