Konjufca tregon pas sa orëve mund të ndodhë votimi i Qeverisë Kurti II

Glauk Konjufca, kryeparlamentari i ri i Kuvendit të Kosovës njëkohësisht edhe u.d i detyrës së presidentit të Kosovës, gjatë pranim-dorëzimit të detyrës nga Vjosa Osmani, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që pas disa orëve të thërras seancën e radhës për formimin e Qeverisë.

Konjufca është pyetur nga gazetarët se kur do ta thërrasë Kurtin në takim për dhënien e mandatit, Konjufca ka thënë se njëherë janë disa procedura të tjera mirëpo ka theksuar që nuk e përjashton mundësinë që kjo të ndodhë sot.

“I kemi edhe disa procedura, mirëpo nuk e përjashtojmë mundësinë që pas disa orëve mund të ndodhë”, ka thënë shkurt ai.

Related posts