Kosnett i uron kosovarëve festat e fundvitit dhe ju bën thirrje të respektojnë masat anti-Covid.

Përmes një videoxhirimi sensibilizues për qytetarët e Kosovës, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Philip Kosnett u ka uruar kosovarëve festat e fundvitit dhe ju ka bërë thirrje të respektojnë masat anti Covid-19.

“Nuk duam të frikësohemi nga një virus, por duhet t’i përdorim mjetet që i kemi, p.sh sapunin, mbani duart e pastra, vendoseni maskën në mënyrë të duhur. Me festat e fundvitit që po afrohen familja ime dhe unë dëshirojmë të j’u urojmë të gjitha të mirat, festa të shëndetshme dhe paqësore”, shton Kosnett.

Në videon e tij, Kosnett thot se populli i Kosovës dhe ai amerikan kanë shumë gjëra të përbashkëta, dhe njëra ndër to është se të dy këta popuj nuk i frikësohen virusit.

“E di që jeni lodhur të gjithë duke dëgjuar për COVID-19, por është e rëndësishme. E duke pasur dimrin përpara, është me rëndësi se kurdoherë që të punojmë së bashku për ta ruajtur veten, familjen dhe shoqërinë. Populli i SHBA-ve dhe Kosovës kanë shumë gjëra të përbashkëta. Jemi të fortë, të qëndrueshëm, s’duam të jemi të frikësuar nga virusi”, ka shtuar Kosnett.

Related posts