Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka dhënë një lajm tejet të mirë për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi.
Takimi në mes ministrit, Gent Cakaj dhe ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla rezultoj me arritjen e një marrëveshje për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.
Postimi i plotë i Gent Cakajt:
URIME MË NË FUND :
Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi. Ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrja e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon