Kosova humb sfidën ndaj sllovenisë

Ka përfunduar me fitues ndeshja në kuadër të garës Nation League, Liga C, Slloveni- Kosovë. Rezultati përfundimtarë i kësaj ndeshje mbeti 2-1 në favor të Sllovenisë. I pari që kaloi në epërsi ishte Kosova me golin e superlojtarit Vedat Muriqi në minutën e 58-të të pjesës së dytë të ndeshjes.

Tani Muriq është rikthyer në lojën zyrtare për kombëtaren e Kosovës pas një kohe të gjatë të mungesës në fushën e lojës.

Por pas golit të parë nuk vonoi shumë që sllovenët të barazojnë rezultatin e ndeshjes me golin e lojtarit Kurtič në minutën e 63-të.

Sllovenët kaluan në epërsi përmes penalltis që e shënoi Iličič në minutën 93-të me nje gabim që shkaktoi lojtari kosovar Fidan Aliti.

Kosova në kuadër të kësaj gare pret Moldavin me 18 nëntor.

 

 

 

 

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.