Kosova lutet për viktimat në luftën Izraelito-Palestineze/ Akuzon Hamasin që po përdorë civilët palestinez për luftime

Ditë më parë pati protesta në Prishtinë si shenjë revolte ndaj civilëve të pafajshëm në konfliktin që po zhvillohet në “pikën e nxehtë” të quajtuar Rripi i Gazës. Protesta e para dy ditëve ishte në përkrahje të Palestinës duke dënuar kështu sulmet nga ana e izraelit ndaj viktimave të pafajshme në mesin e tyre gra e fëmijë.

Por sot nga Ministria e Punëve e Jashtme kanë dal me një qëndrim në lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë.

Në një postim që e ka bërë në Twitter, MPJ ka akuzuar Hamasin që po mban civilët palestinezë në luftë.

“Sikurse çdo shtet, Izraeli ka të drejtë dhe obligim që të mbroj njerëzit nga 2000 e më shumë raketa të gjuajtura mbi civilë nga Hamasi, që po mban civilët palestinezë në luftë. Ne lutemi për të gjithë viktimat. Ne kërkojmë që të ndalohet dhuna dhe të gjendet një zgjidhje paqësore”, ka shkruar MPJ.

Related posts