Kosovë – Lituani, ndeshja përgatitore para kualifikimeve për Botëror

Federata e futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se Kosova do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Lituanisë në prag të sfidave kualifikuese për Kampionatin Botëror të viti 2022.

FFK përmes njoftimit ka bërë të ditur se ndeshja është caktuar të zhvillohet në datën 24 mars.

Skuadra jonë do të jetë nikoqire, ndërsa ky takim do të zhvillohet vetëm disa ditë para sfidës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror kundër Suedisë, të cilën Kosova e zhvillon po ashtu në Prishtinë.

“Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë”.

“Katër ditë pas kësaj miqësoreje, Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit kundër Suedisë po ashtu si vendas, teksa më 31 mars do të jenë mysafirë të Spanjës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Related posts