KOSTT, i jep fund varësisë nga EMS-Serbia

Sot ka filluar operimi i punës së pavarur të KOSTT nga EMS-Serbia. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës fillon sot një histori të re si zonë rregulluese brenda bllokut Shqipëri-Kosovë (Blloku AK).

Kësaj arritje i kanë paraprirë tri pike themelore

1.Arritja e Marreveshjes me OST (Shq), per themelimin e Bllokut Rregullues Shqiperi – Kosove (Blloku AK), me 26.11.2019;

2.Nenshkrimi i Marreveshjes se Kyçjes KOSTT – ENTSO-E, per operimin e KOSTT-it Zone Rregulluese e pavaruar nga EMS (Serbia), me 30.06.2020;

3.Votimi nga RGCE/ENTSO-E i hyrjes ne fuqi te Marreveshjes se Kyçjes me 29.10.2020.

“Nga sot dt. 14/12/20 filloj implementimi i marrëveshjes KOSTT-ENTSO-e. Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen e miqve tanë ndërkombetar, Ambasaden Amerikane në Kosovë, Ambasaden Gjermane në Kosovë, USAID, Banka Gjermane për Zhvillim (KFë) dhe të tjerë” thuhet në njoftim./Indeksonline/

Related posts