KQZ akuzohet se shkeli privatësinë e votuesve të diasporës, dërgon emaili në grup

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është akuazuar sot se në disa raste ka shkelur rëndë privatësinë e votuesve nga diaspora, duke ju dërguar email në grup pa marrë aprovimin e tyre paraprakisht.

Një votues nga diaspora e ka publikuar në facebook një email të pranuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe ka shkruar se aty përpos që ka qen emaili i tij, aty ishin të bashkangjitur edhe qindra email adresa të persona të tjerë. “pos email adresës sime, aty janë bashkëngjitur edhe qindra email adresa të personave të tjerë. Kjo është shkelje e privatësisë nga KQZ”., ka shkruar votuesi.

Por, ndaj këtij veprimi, ka qenë i menjëhershëm reagimi nga juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila ka konsideruar që ky veprim është shkelje flagrante e privatësisë së shumë votuesve në diasporë.

“KQZ në mënyrë flagrante e paska #shkelë #privatësinë e shumë votuesve në diasporë duke ju shkruar në grup. KQZ nuk ka të drejtë të dërgojë e-maila në grup sepse në këtë mënyrë i bën publik email-adresat, pa aprovim paraprak nga votuesit”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Related posts