KQZ certifikon listën e LDK-së, PDK-së dhe Listës Serbe

KQZ ka certifikuar listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe.

Pas shtatë orëve ka përfunduar mbledhja maraton e Komisionit Qendror Zgjedhor. Së fundi, KQZ përfundmisht dhe zyrtarisht ka certifikuar listën me kandidatët për deputetë të Listës Serbe.

Anëtarët e KQZ-së kanë votuar me dhjetë vota pro për certifikimin e kësaj liste.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmerin e Kosovës si dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë arritur të certifikohen nga KQZ.

Related posts