Pak minuta më parë, Komisioni Qendror Zgjedhor, me shumicë votash mori vendim për moslejimin e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë pasur probleme me ligjin.
Në mesin e tyre, është edhe kandidati për kryeministër Albin Kurti.
Njëjtë është vepruar edhe me kandidatët e Nismës Socialdemokrate, që kanë probleme me ligjin, duke mos i cerifikuar as ata.
As lista e AAK-së me kandidatë nuk është certifikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.