KQZ thërret konferencë për medie

Pasi sot PZAP e obligoj KQZ-në të filloj rinumërimin e 134 vendvotimeve, kjo e fundit ka thirrur konferencë për medie.

Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ’së, bëri të ditur se në orën 15:00 do të mbahet konferenca për shtyp në QNR.

“Ju njoftoj se sot (e martë, 9 mars, ora 15:00) në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve do të mbaj një konferencë për t’iu informuar lidhur me progresin në zbatimin e vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e votave të disa vendvotimeve”, ka thënë ai.

Related posts