Kryeministri Hoti promovon verën e Suharekës dhe premton t’i përkrahë ata

Në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020, kryeministri Hoti ka vizituar verarinë ‘’Agro Kosova Holding ’’ në Suharekë. Përmes një postimi në facebook, Hoti ka përgëzuar pronarin e kësaj ndërrmarrje Aziz Tafa, për këtë investim të bërë, ku 70-80 % e prodhimit të verarisë “Suhareka” del jashtë Kosovës me shënimin “Made in Kosova”.

“Deri më tani janë ndarë 270 milionë euro, përfshirë këtu edhe 60 milionë euro të shpërndara më herët. Prej tyre 24 milionë euro në bujqësi, duke dyfishuar subvencionet për hektarë të vreshtave nga 1 mijë, në 2 mijë euro dhe subvencionimin për litër të verës nga 4 cent në 8 cent, si dhe për të gjitha produktet bujqësore pa përjashtim”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka premtuar se mbështetja për bizneset do të vazhdoj edhe për vitin 2021, fillimisht me shumën prej 182 milionë euro, e cila pritet të rritet edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

Ndërsa, sa i përket Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Hoti është shprehur se do të miratohet në kuvend javën që vjen.

“Do të përmbyllet kjo çështje, do të definohen edhe mjetet që do t’i marrin qytetarët nga kursimet e tyre dhe një listë e ndryshimeve ligjore përfshirë mundësinë për t’i shtyrë obligimet tatimore, për t’i heq ndëshkimet e nevojshme për të rishikuar TVSH-në në lëndë të parë të prodhimit vendor”, citon Hoti

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.