Kryeministri Kurti deklarohet për Gërvallen: Ajo e afirmon luftën tonë çlirimtare

Albin Kurti, Kryeministri i kosovës ka reaguar në profilin e tij facebook ndaj një fushate të orkestruar ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvallës. Kryeministri Kurti i ka shkruar se është mjaft interesant fakti se si kjo fushatë kundër Donika Gërvallës nuk u nis kur znj. Gërvalla erdhi në listën zgjedhore të përbashkët me Albin Kurtin dhe VV dhe as kur u emërua ministre, por pikërisht tash kur është kthyer nga vizita e suksesshme në Bruksel.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel. Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Related posts