Kryeministri Kurti: Me Vuçiqin takohem për dialogun e ardhshëm, s’është vazhdim i dialogut të mëhershëm

Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, në një prononcim për media ka folur për qëndrimin e tij se në qershor do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar për dialogun e ardhshëm e “jo si vazhdimësi të dialogut të mëhershëm”.

Dy liderët e shteteve pritet të takohen këtë muaj në Bruksel.

“Unë kam takuar dy prej tre kryetarëve të partive opozitare. Përveç kësaj do ta kemi një diskutim në Kuvendin e Republikës lidhur me gjendjen e deritashme të procesit të së kaluarës sepse duhet të shohim ku ndodhemi sa i përket marrëveshjeve të dikurshme, zbatimit dhe ndikimit të tyre. Ndërkaq në takimin që do të zhvillohet në Bruksel, s’është takim i vazhdimit të dialogut. Është takim i parë në të cilën për herë të parë pritet përballë ta kem presidentin e Serbisë me të cilin s’jam takuar asnjëherë në jetë, nëse përjashtojmë tryezën me mbi 30 veta në shkurtin e 2020-s në Konferencën e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Munih të Gjermanisë. Është takim i parë dhe mund të shohim çfarë mund të jetë kapitull i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm, por nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Related posts