Kryeministri Kurti raporton sot para deputetëve për dialogun

Kuvendi i Kosovës sot, e premte, do të mbajë seancë plenare, në të cilën në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.

Seanca pritet të mbahet nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
  5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të takohen në Bruksel më 15 qershor.

Related posts