Kryeparlamentari Konjufca: I falenderoj qytetarët, pa votën e tyre nuk do mund të vinim këtu

Kryeparlamentari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas zgjedhjes ka deklaruar detyrën e tij do ta kryejë me nder dhe përgjegjësi. Ai ka përshëndetur ata që ai tha se e sollën aty, pra popullin.

“Për mua nuk do të ketë deputetë të kësaj apo asaj partie. Për mua si kryetar i Kuvendit do të ketë deputetë të barabartë të popullit të Kosovës, sepse kështu jeni. Të gjithë së bashku dhe në emër tuajin, po i falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës meqë pa votuar ata, ne nuk do mund të vinim këtu. Na priftë e mbarë dhe e shpall të mbyllur këtë seancë. Për seancën e zgjedhjes së qeverisë do t’iu lajmërojmë me kohë”, ka deklaruar Konjufca.

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca nga LVV-ja është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Related posts