Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka mirëpritur ndihmën prej 2 milion eurove, që Qeveria e Kosovës i ndau sot për bizneset. Por, në anën tjetër, Ahmeti e ka konsideruar si “pak hajgare” këtë punë. Ndihmën prej 2 milion eurosh e ka krahasuar me pagat e deputetëve, shpenzimet e reprezentaconit, shpenzimet gjyqësore dhe vjedhjen nga thesari i shtetit.
Postimi i z. Ahmeti më poshtë:
Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.
E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë.
- Pagat e Deputetëve janë më shumë se 2 milion euro.
- Shpenzimet repeezentative janë më shumë se dy milion.
- Shpenzimet gjyqësore janë më shumë se dy milion.
- Më shumë se dy milion ju ka vjedh një njeri në thesar.
E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël.
Vendosni edhe me shku në zgjedhje vec me kushtin që votoni diçka në ditët e fundit.