Kurti e Bulliqi në Podujevë, vizitojnë investitorin privat që pritet t’i punësojë mbi 70 punëtorë

Kandidati për kryetarë të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi i shoqëruar nga kryetari LVV-së, Albin Kurti, sot me mëngjes në brezin kufitar në Shamalluk të Podujevës kanë vizituar punimet për fshatin turistik ILIRIA dhe në Herticë vizituan shoqatën e bletarëve.

Bulliqi në llogarinë e tij facebook ka njoftuar se investimet private siç ishte ky sot që vizituan kanë nevojë për një komunë e cila do t’i përkrahë me investime në infrastrukturën publike. “Faton Maqani i ka nisur punimet tash e 2 muaj me një investim që mbulon 7 hektarë dhe që pritet të punësojë mbi 70 punëtorë”, thuhet në postimin e Bulliqit.

Ndërsa Raif Muqolli, kryetar i shoqatës së bletarëve ka thënë se në Podujevë janë mbi 400 llapjanë që merren me bletari dhe përmendi faktin se ka nevoj që komuna t’i mbështesë me rritjen e subvencionimeve.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.