Kurti: Grave lehona që janë papunë, për gjashtë muaj u ndihmojmë me nga 250 euro

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpalosur programin e tij duke thënë se në qeverisjen e tij, ndihmë do t’i ofrohet edhe grave shtatzëna por që janë pa ndonjë vend pune.

Kurti për këtë çështje ka deklaruar se për gjashtë muaj kësaj kategorie do t’u ofrohet ndihmë në vlerën e 250 eurove.

Kurt dje ka bërë prezantimin e programit të LVV-së si dhe prezantimin e deputetëve për zgjedhjet e 14 shkurtit nga kjo parti.

Kurti ka thënë se në planin për pandeminë të LVV-së është që të vaksinohen së paku 60 për qind të popullatës.

“Masat e veprimit do të jenë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimi i materialit mbrojtës, barnave e testeve, trajnimi i vazhdueshëm dhe rritja e kapaciteteve. Rritja e kapaciteteve në kujdesin parësor shëndetësor. Do të fillojmë bisedime me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19. Do të përgatitemi e të aplikojmë për anëtarësim në OBSH”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të programit të VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndërkohë, ka thënë se do të punojë që edhe ekonomia të dalë nga pandemia.

Related posts