Kurti i gatshëm për zgjedhje sa më shpejt, thot se e pret të plotë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me u.d. të presidentit Vjosa Osmani ka thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme dhe të domosdoshme.

Kurti ka thënë para medieve se presin të marrin aktgjykimin e plotë nga Gjykata Kyshtetuse dhe kjo varet nga data kur të vijë, sepse ende nuk e ka përgjigjen e plotë si aktgjykim i plotfuqishëm.

Pjesë nga deklarata e tij:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të domosdoshme dhe të pashmangshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ky ishte një këshillim paraprak. Ne shprehëm interesimin tonë si subjekt politik që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kemi një datë, e cila në harkun kohor të jetë sa më e hershme.

Ne na duhet ta marrim aktgjykimin e plotë dhe varet nga data kur të na vijë. Por ende se ka përgjigjen e plotë si aktgjykim i plotfuqishëm.

Në atë hark kohor, ne jemi të interesuar që zgjedhjet të mbahen në Republikën e Kosovës meqenëse kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet të ecim sa më shpejt.

Related posts