Kurti mbrrinë në Tiranë, pritet të takohet me Merkel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë për takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më parë në hapësirat e “Tirana Business Park” mbërriti edhe kryeministri malazez, Zdravko Kripokaviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ndryshe, Merkel po zhvillon një vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ajo do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Related posts