Kurti: Mon Balaj dhe Arben Xheladini, dëshmorë të vullnetit të popullit për liri

Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, anëtarë të tjerë, aktivistë e familjarë të Xheladinit kanë bërë homazhe tek varri i dy aktivistëve të LVV-së të cilët vdiën 14 vjetë më parë në protestën e përgjakshme të 10 shkurtit, të Mon Balajt në Podujevë dhe Arben Xheladinit në Prishtinë.

Gjatë bërjes homazhe tek Moni e Arbeni, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se ata janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri.

“Pas homazheve në Besianë tek Moni, ne erdhëm këtu tek varri i Arbenit që po ashtu të bëjmë homazhe dhe të vendosim lule të freskëta. Arbeni dhe Moni janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri, i cili është i pandalshëm pavarësisht pengesave dhe vështirësive. Besnikëria e VV-së ndaj asaj demonstrate dhe këtyre dëshmorëve është thellë në organizatën tonë, në mendjen dhe zemrën e secilit aktivist”, tha Kurti.

Related posts