Kurti në Klinë e Prizren: 14 shkurti kur do ndahet “shapi prej sheqerit”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në profilin e tij facebook ka njoftuar se sot ishte prezent në Komunën e Klinës dhe Prizrenit.

Nga aty ka parë të mbushura sheshet dhe rrugët që brohorisnin emrin e tij.

Lexoni pa ndërhyrje postimin e z. Kurti:

Fytyra të mbushura me shpresë sot kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit.

Krejt shpresën e kanë te 14 shkurti, drejt referendumit gjithëpopullor, kur do të ndahet “shapi prej sheqerit”, qeverisja e keqe që po shkon nga mirëqeverisja që po rikthehet.

Nuk do të qeverisim nga inati apo për hakmarrje. Do të shërbejmë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj.

Me dalje masive dhe përkrahje listës së Lëvizjes me numër 127, një herë e mirë i japim fund avazit të vjetër dhe krejt Kosovën tonë e sjellim në binarë të drejtë të progresit.

Related posts